Kush eshte Edi Rama per Shqiperine ?

Dhjetëra kallëzime ndaj kryetarit të bashkisë, dosjet mbyllen në sirtarët e prokurorisë


Edi Rama në bashkëpunim me zyrën e Regjistrimit të Pasurive Tiranë, ka falsifikuar dokumentacionin e pronës së Fatime Hoxhës, për t’ia kaluar në shfrytëzim pronarit të Tajvani, edhe këtu prokuroria e Tiranës hesht. Për të vazhduar më tej skandalin me pronat e familjes Lonari, prona të cilat janë tjetërsuar nga Edi Rama në bashkëpunim me ndërtuesin Alban Xhillari. Ky i fundit ka falsifikuar pronat e Lonarëve për të ndërtuar pallatin pranë fakultetit Juridik, pallat që i ka hapur probleme edhe ndërtesës së Juridikut. Gjatë punimeve për ndërtimin e këtij pallati ka qenë vetë Edi Rama që ka ushtruar dhunë mbi familjen Lonari të cilët nuk lejonin ndërtimin mbi pronën e tyre. Kryebashkiaku i Tiranës, duke qenë i lidhur ngushtë me Alban Xhillarin ka ndërhyrë me policinë Bashkiake dhe ka rrahur gratë e kësaj familje. Kryebashkiaku i Tiranës ka mbi 400 konflikte me pronarët e trojeve në Tiranë, troje të cilat ai ju a grabit në mënyrë të pamëshirshme. Ndërsa për sa i përket shkeljeve të ligjit të Edi Ramës janë qindra. Në mënyrën më skandaloze Edi Rama ka dhunuar objektet sociali-kulturore në Tiranë duke shkelur nenin 62 të ligjit 8405 të urbanistikës i cili ndalon në mënyrë kategorike ndërtimin mbi këto objekte. Kështu, kazma e Edi Ramës prishi kinema Republikën, 17 Nëntorin, Partizanin, Ali Demin, si dhe shumë shkolla. Janë 11 kallëzime penale të bëra nga policia e ndërtimit në tetor të vitit 2005 në drejtim të kryebashkiakut Edi Rama. sipas njoftimit të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Ndërtimore e asaj kohe, kjo drejtori dorëzoi në Prokurori 11 kallëzime penale kundër kryetarit të KRRT-së, Edi Rama dhe sekretarëve të KRRT-së në vite për veprën penale “Shpërdorim detyre në bashkëpunim”. Sipas kësaj drejtorie, kallëzimet janë bërë për një sërë lejesh ndërtimi, si leja e dhënë për ndërtimi objekt 3.8.11 dhe 12 kat, ndërtuar në territorin e ish-kinema “17Nëntori”.

Ashtu siç mori dosjen e Fazlliç nga një denoncim i një gazete, kjo prokurori mund të merrte edhe rastin Rama nga denoncimet e gazetës SOT. Të gjitha faktet e servirura në fakt janë në sirtarët e prokurorisë, por është kjo e fundit që i ka zhytur shumë thellë duke i kryer hetimet sipas preferencave politike. Çështja Rama është një nga rastet më të jashtëzakonshme të abuzivizmit, por prokuroria e Shqipërisë është shndërruar në mekanizëm që mbyll dosje dhe nuk hap

http://www.balkanweb.com/sitev4/forumi/index.php?topic=5458.50

Nessun commento:

Posta un commento