martedì 24 maggio 2011

Fjale te urta popullore - Proverbi albanesi

Ajo që ke frikë të gjen. ELBASAN

Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. ELBASAN

Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. KOSOVË

Atë që pështyn, mos e lëpij. GJIROKASTËR

Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. VLORË

Ay që hyn në lumë edhe do laget. KORÇË

Burri flet përpara syve e jo pas shpine. ELBASAN

Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. KURVELESH

Burri o të fal, o të var. GJIROKASTËR

Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. SKRAPAR

Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. SHKODËR

Çakallit lëshoi ujkun. ELBASAN

Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. JUG

Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. KURVELESH

Dajaku ka dalë nga xheneti. KAVAJË

Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. DEVOLL

Derri do plumbin, nuk zihet me duar. LUSHNJË

Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. LUNXHËRI-GJIROKASTËR

Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. SHIPËRI E MESME

Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. ELBASAN

Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. JUG

E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PËRMET

Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODËR

Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORË

Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË

Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE

Gozhda nxjerr goxhdën. VLORË

Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODËR

Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG

Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTËR

Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORÇË

I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANË

Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORË

Ku ngul hunë var hejbet. JUG

Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". KOSOVË

Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJË

Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG

Kush kërkon gjen. PËRMET

Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG

Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL

Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG

Pushka don pushkën. TROPOJË

Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJË

Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR

Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN

Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG

Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG

S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT

Shqerra që s'thërret mëmën humbet. JUG

Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG

Trimi e ka me vete fatin. VLORË

Trimin vraje, po mos e shaj. KOLONJË

Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG

Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN

Amanetin e mban toka. SHKODËR

Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. DUKAGJIN

Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJË

Besa e burrit, pesha e gurit. VERI

Burri i mirë flet një herë. KRUJË

Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. ELBASAN

Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORË

Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDË

Ku është besa aty është dhe shpresa. KORÇË

Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDË

Nga del fjala del dhe shpirti. JUG

Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. VLORË

Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak JUG.

Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë KOSOVË

As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb JUG

Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi SHKODËR

Breshka po ferrën don KAVAJË

Buka e botës s'të ngop KORÇË

Buka e botës, laku i kokës SARANDË

Burri nuk shtrihet as për së vdekmi MIRDITË

Çdo mal e din barrën e vet PRIZREN

Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij JUG

Çdo shpresë fluturon me krahët e saj JUG

Ç'hall ke, vështroje VERI

Dasëm pa mish nuk ka KORÇË

Dasma do mish, lufta do gjak. ELBASAN

Dele e butë në qafë të ujkut JUG

Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. KOSOVË

Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja SHKODËR

E di gjalmi ç'ka torba PËRMET

E di vetë gomari ku i vret samari JUG

Gunë e huaj s'të mban ngrohtë KOLONJË

Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet VERI

Hallet e mia i di trari im ELBASAN

Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj MYZEQE

I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. KORÇË

Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit. KORÇË

Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës. SARANDË

Kafshata e huaj të mbet në fyt. SHKODËR

Këmba e di se ku e vret këpuca. LUKOVË- SARANDË

Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. SHKODËR

Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla JUG

Kur s'ka trimni, s'ka liri. KOSOVË

Kush mba vesh botën, prish kokën. GJIROKASTËR

Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës PËRMET

Kush s'lufton për liri, robërinë e ka në shpi. KOSOVË

Kush unj qafën i bie zverkut. JUG

Ku të ha, kruaje. GJIROKASTËR

Leku i huj, peshon rëndë në xhep. PUKË

Liria fitohet e nuk dhurohet. JUG

Liria fitohet vetëm me gjak. KOSOVË

Liria i ka rrënjët në gjak. JUG

Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. KOSOVË

Lira vjen kur s'i duhesh vdekjes. BERAT

Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni. KRUJË

Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë. KRUJË

Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. KOSOVË

Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë. ELBASAN

Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. SHKODËR

Mashë e tjetrit mos u bëj. JUG

Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin. SHIJAK

Me duart e mija rrafa kokën time. MYZEQE

Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas. BERAT

Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës. LUKOVË

Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar. SKRAPAR

Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar. SKRAPAR

Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë BERAT

Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi. KURVELESH

Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të jesh vetë. JUG

Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha. SKRAPAR

Mjer ay që pret nga tjetri! JUG

Mjer puna ime, qe se bani dora ime. KAVAJË

Mos shko maz pas pele. KOSOVË

Mos shko pas qerres së tjetrit. SKRAPAR

Mos u ban mjaltë, se të han mizat. SHKODËR

Nën hije as bari nuk ngren krye. JUG

Nuk rron peshku pa ujë. KOSOVË

Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin. JUG

Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. TIRANË

Për çdo punë, puth dorën tënde. ELBASAN

Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri. VLORË

Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë. VLORË

Qafa e unjur, koka e prerë. LUKOVË

Qëndro shtyllë e mos u bëj urë. KRUJË

Rrushi varet në degët e vet. LUSHNJE

S'bëhet dasma pa thyer kupa. ARBËRESHËT E ITALISË

Gjithsecili në punën e tij është zot. JUG

S'mbahet shpirti me falimnders. VERI

Syri i të zotit plehron arën. JUG

Shqiponja nuk gjuan miza. KRUJË

Trimëria dhe liria janë si nenë e bijë. KRUJË

As copën e madhe mos e ha pa u menduar. KRUJË

Ç'del nga goja, hyn në vesh e del për hunde. JUG

Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa. SARANDË

Dasma nuk shihet në fillim, por në fund. JUG

Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra. SHKODËR

Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen. PËRMET

Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë. JUG

Dhjetë herë mat, një herë pre. KOSOVË

Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më. GUCI

Gazi i madh, kthehet në helm. KORÇË

Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet. KOSOVË

Gjella me kripë e kripa me karar. PËRMET

Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen. KURVELESH

Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh. VLORË

Ha të rrosh, jo rro të hash. JUG

Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët. JUG

Kashata e madhe të ngec në fyt. JUG

Këmba e madhe të shqyen këpucën. BERAT

Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin. JUG

Kur flet shkopi të vret. VLORË

Kur han bukë misri, kujto bukë thekri. JUG

Kur s'di not mos u fut në ujë. KORÇË

Kush ha shumë i del për hunde. PËRMET

Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë. KAVAJË

Lakmia, lakfyt. PUKË

Lisi nuk pritet me nji të rame. FERIZAJ

Lulja e këputun nuk mbin ma. KRUJË

Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot. DIBËR

Mos dalë goja para mendjes. BERAT

Mos i bjer të mirës me shkelm. DIBËR

Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh. MYZEQE

Mos kërko vezë të pjekura në hell. SKRAPAR

Ngopet deti me lumenj? DEVOLL

Nuk mba ujë orizi. JUG

Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota. ELBASAN

Pi rakinë e jo mendjen. JUG

Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen. KORÇË

Po t'i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi. JUG

Qefi prish qefin. JUG

Tamahu të shpie në gjynah. JUG

Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë. KORÇË

Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin. JUG

Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa. JUG

U mbush kupa do të derdhet. KRUJË

Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët. VLORË

Unë baj barrën, ti djersin. VERI

Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë. SHKODËR

Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen. SHKODËR

Nata s'ka shahit. SHKODËR

As para pushkës, as prapa mushkës. JUG

Atje ku fle ujët, atje është më thellë. KORÇË

Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri. SHKODËR

Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi. JUG

Bie një gurë e shkoqet një mur. VLORË

Buka që thyet s'ngjitet më. JUG

Çdo gjë forcohet, në themel. BERAT

Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho. KRUJË

Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s'mund ta nxjerrin. SHKODËR

Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër. JUG

Dita ka sy, nata ka veshë. JUG

Duhet me i fry lugës para se me të djeg. KRUJË

Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot. BERAT

E dardhë është dhe bora, po të thanë duart. JUG

Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë. KOSOVË

E ke zogun në dorë, mbaje. KORÇË

Fusha ka sy, mali ka veshë. KRUJË

Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin. DARDHË

I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet. VERI

I zoti duhet të ruajë arën e vet. ELBASAN

Jo si cjapi te kasapi. KORÇË

Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri. TROPOJË

Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë. SHKODËR

Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasëm. ELBASAN

Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka. KRUJË

Kujto qenë e bëj gati shkopin. KORÇË

Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë. PËRMET

Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë. ELBASAN

Kush vret nuk flet. SKRAPAR

Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka. VLORË

Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama. SULOVË

Mos shkel në dërrasë të kalbur. KAVAJË

Mos shko si breshka te nallbani. KORÇË

Mos shko si cjapi te kasapi. SHQIPËRI E MESME

Mos u zër për degësh, po për rrënjësh. JUG

Nata është me barrë, s'dihet ç'pjell. KORÇË

Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia. LABËRI

Nji shkëndi ndez nji mal. KORÇË

Për një dorë kashtë e vret samari mushkën. JUG

Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë. JUG

Ruaju të të ruajë perëndia. JUG

Ruhu nga thëngjilli i mbuluar. JUG

Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. SKRAPAR

S'lidhet kali me pè. LUKOVË

Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë. KORÇË

Ujku mjergull kërkon. JUG

Zë goje qenin, bëj hazër shkopin. GJIROKASTËR

Shtëpija pa fëmijë, si nata pa yje. SARANDË

Ma i keqi vëlla të merr hakën. KOSOVË

Motra jemi, shoqe s'jemi. JUG

Ndarja është më e mira e të ligave. SKRAPAR

Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit. SHKODËR

Gjumi natës i randë i bën keq ditës. SHKODËR

Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes. JUG

Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke. TIRANË

Nuk mbushet pusi me pështyma. GRAMSH

As këmishës së shtatit s'është për t'i besu. KAVAJË

Besove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë. JUG

Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria. SKRAPAR

Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. BERAT

Esapi i shtëpisë nuk del në pazar. KORÇË

E thëna dhe e bëra janë larg. DIBËR

I marri premton dhe budallai shpreson. JUG

Kur qesh djalli e ka punën keq. VLORË

Mba murin mos bie. SHQIPËRI E MESME

Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. JUG

Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall. JUG

Mos u bëj thes i çpuar. SKRAPAR

Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të. SKRAPAR

Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë. JUG

Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti. JUG

Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë. JUG

Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd. MYZEQE

Nuk është ar gjithë që ndrit. VERI

Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë. KORÇË

A don, e s'din, a din e s'don. DIBËR

Ai që të kallzon, të bën nder, ai që të pyet të qet në hall. TROPOJË

Arin ku e njohin, atje e çmojnë. KORÇË

Ay që s'njef lekun, mos i ler lekë nëpër duer. TROPOJË

Çdo mësim e ke fitim, çdo pësim është mësim. VERI

Ç'i do qeni opingat. ELBASAN

Ç'ke në xhep të marin hop, ç'ke në tru s'ta marrin dot. LUNXHËRI

Din më shumë i vuari, sesa i mësuari. JUG

Dhelpra plakë i di shtigjet. GJIROKASTËR

E di qeni ku fle lepuri. ARBËRESHËT

Fjalë me vlerë, ku të gjesh merr. BERAT

Guri i gdhendur hyn kudo. JUG

Harabeli plak nuk rrehet me bukë. KRUJË

Hoqëm dhe vuam, po diçka mësuam. JUG

I dogj plakës qumështi, ta' po i frynë kosit. KOSOVË

I pësuari, i mësuari. SHKODËR

Kënga dhe përralla s'kanë zot. DARDHË- KORÇË

Kur s'di me ligjëru, ke dy vesh me dëgju. ELBASAN

Kush më shumë di, më shumë do të dijë. ARBËRESHËT

Kush nuk ka shijuar të hidhurën, nuk di ç'ashtë sheqeri. JUG

Libri ashtë arma e të mençurit. JUG

Mëso sa je i ri, se kur plakesh s'ke dobi. FERIZAJ

Në u bëfsha përsëri nuse, di unë si do të nusëroj. JUG

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend. SHKODËR

Noti mësohet në det, jo në stere. KORÇË

Nuk dinte dhe lopa, ç'ishte bishti, po mësoi kur ia prenë. VLORË

Prindi të rrit, shkolla të ndrit. VLORË

Pyet njëqind vetë, se kurrë nuk humbet. JUG

Sa do të rrojmë do të dëgjojmë. SKRAPAR

S'ka skaje dituria e urtia e njeriut. TIRANË

Shit kalin e mëso djalin. KOLONJË

Breshka ferrën do. JUG

Burrin e prishin huqet. KAVAJË

Druri i thatë nuk drejtohet. KOSOVE

Druri ndreqet mbë të njomë. JUG

Edhe plaku kur pi verë, kërcen pup si djalë me erë. LUKOVË

Edhe shakaja ka kohën dhe vendin e vet. SKRAPAR

E kam djalin me një dorë, - Po pse? , - sepse pin duhan. KRUJË

E para - bar, e dyta qejf, e treta helm. SHKODËR

E para gotë është bar, e dyta ar, e treta sermç, e katërta helm. VERI

Fshat e zanat, derë e tabiat. KAVAJË

Gotën e parë e pi vetë, të dytën, pi rakia rakinë, të tretën, pi rakia njerinë. SKRAPAR

Huqi vdes shtatë ditë pas shpirtit. SKRAPAR

Kali plak nuk mëson revan të ri. KORCË

Katundi digjet, zakoni s`prishet. SHKODËR

Ku janë dy vetë, mos i ban i tretë. ELBASAN

Ku di derri, ç`është nderi. SARANDË

Ku janë dy i treti është i tepërt. TIRANË

Kush i vogël e i qërtuar, i madh e i lavdëruar. ARBËRESHËT

Lumi shtratin e ndëron, po burrimin s`e ndalon. VLORË

Ndryshku vjetër dhe zakoni i vjetër, nuk hiqen kollaj. JUG

Njerëzit e një barku i bashkon gjaku, pijanecët bardhaku. TROPOJË

Rakia marton edhe dhespotin. DEVOLL

Rakia është më e mirë se allahu, se rakia merr mendjen e ta kthen prapë, kurse allahu , ta merr e s`ta jep më. SKRAPAR

Rakia s`din ç`ka është kadia. TRIJISHT

Rakia nuk zihet mik kurrë, të tradhëton ku s`ta pret mendja. TIRANË

Rakia thotë "Të parën hidhe ti, të tjerat i hedh vetë". VLORË

Ruaje fjalën kur t'i vijë radha. SARANDË

Rrahe sa të jetë këlysh, se kur të bëhet qen ai të ha. LUMË

Sa të presin, më mirë priti. JUG

Shtëpia me dy të këqija, duhani dhe rakia. PRIZREN

Trim i rakisë ashtë ai që s'e pi. ELBASAN

Zakoni i ka rrënjët e thella. JUG

Vajza ashtë gardh i shkulë. KRUJË

Vajza e kthyer si qerrja e thyer. PËRMET

Vajza për botë, e djali për shtëpi. VLORË

Xheneti i gruas është nën këmbë të burrit. LABËRI

Kunata, si nata, kunetërit si lugetërit. JUG

Kur bëhet gruaja e mençme, plaket burri. GUCI

Kur fjalosen dy gra, shajnë shoqen e tyre. VLORË

Kur plaket, s'i duhet as vedit, as të tjerëve. TIRANË

Kur rriten fëmija, prishet shtëpija. JUG

Kur të vjen pleqëria, nuk të do as bir, as bija; edhe qeni kur të sheh, ulet në bisht e të leh. SKRAPAR

Kush ka burrë punëtuar, mban stolira të paçmuar. JUG

Kush ta ka nxjerrë synë? - Imi, - prandaj ta ka nxjerrë kaq thellë. SKRAPAR

Kalit që djerset, e gruas që kjan, mos i xen besë. SHKODËR

Kur s'punon fati, kot përpiqet drapni. KRUJË

Ajo që s'arrihet, duket ma e ambël. KOSOVË

Bukuria asht si lulja, në të ri lulëzon e në pleqëri të dëshpëron. KOSOVË

Bukuria e njeriut është sjellja në shoqëri. VLORË

Bukuria të habit, bukuria të korit. VERI

Bukuria e gruas duket në mëngjes. VLORË

Bukuria pa dituri, dru e thatë pa stoli. SARANDË

Duaje bukurinë, po mos e zbukuro kot. VLORË

Dheu i zi bën bukën e bardhë. PËRMET

Gruaja e bukur e vera e ëmbël, farmak për zemër. JUG

Gjanë e mirë e duan gjithkush. KAVAJË

Ku din qeni t'u marrë erë luleve. JUG

Syri zgjedh të bukurën, goja të ëmbëlën, mendja të mirën. KORÇË

Ç'ja ban botës, ia ban kokës. ELBASAN

Çfarë mbillet, korret. VERI

Çfarë ti bësh nënës, ta bën djali. KRUJË

Gjellën si do ta gatuash, ashtu do ta hash. DARDHË

Kush mbjell erë, korr stuhi. VERI

Kush përtyp piper, nuk pështyn sheqer. VLORË

Një farë që mbillet, do të mbijë. DEVOLL

Pushka e çon gjakun te shpia. VERI

I ngopuri nuk beson të urtin. PËRMET

I varfëri di shumë, po nuk e pyet njeri. VLORË

I varfëri vjel rrushin, i pasuri e ha. JUG

I varfëri heq sikur ka zënë perëndinë me gurë. KORÇË

I vogli shërbëtor i të madhit. LABËRI

Jetë - kuletë, fukarallëk - maskarallëk. ÇAMËRI

Ka ashtë fuqia, andej asht dhe drejtësia. KOSOVË

1 commento:

  1. -Munde te vrasësh tjetrin edhe me bukë
    -Munde te futesh ne lume edhe pa u lagur...

    RispondiElimina