Kakavijë, policia greke s’lejon gruan Çame të hyjë në Greqi

Kakavijë, policia greke s’lejon gruan Çame të hyjë në GreqiGJIROKASTER-Sapo ka paraqitur dokumentat ku lexohej Vendlindja Cameri, policia greke në pikën kufitare të Kakavijës, në Gjirokastër e nuk ka lejuar Sulltane Bajramin 71 vjec të kapërcejë kufirin dhe të shkelë në tokën greke.
E nisur për në Greqi të vizitojë djalin e sëmurë, Sulltane Nevrusi ka hasur sot në rezistencën e policisë greke që nuk i ka njohur dokumentacionin.
E moshuara shprehet per TVNews24 se disponon Green Card Amerikane, por as kjo nuk i ka vlejtur të kapërcejë kufirin dhe të shkelë tokën greke pasi autoritetet greke kanë lexuar në pasaportën e saj, Vendlindja Cameri. “Ata u justifikuan duke më thënë se nuk disponoj dokumentat e duhura të udhëtimit, por unë kam Green Card Amerikane dhe me të udhëtoj kudo”.

71 vjecarja shprehet më tej se policia greke përvec faktit që nuk respektoi dokumentat amerikane në debat me shqiptaren i kanë deklaruar madje se “Camëria është e Greqisë”.
Sulltane Bajramaj shprehet e indinjuar për këtë pengesë të sotme duke bërë apel shtetit shqiptar të mos lejojë këto padrejtësi që bëhen në kufi nga policia greke.

(d.b/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento