giovedì 24 maggio 2012

Arben Llalla: Manipulimi i shqiptarëve mysliman në Maqedoni


PROTESTUAN SHQIPTARËT, POR JO ME KULTURË




Nga Arben LLALLA
Protestat që u mbajtën të premten në disa qytete të Maqedonisë që banohen me shumicë nga shqiptarët dolën jashtë kontrollit duke kaluar në degradim të plotë. Që në fillim ata që organizuan protestat nëntokë dhe mbi tokë qëllimisht vunë si parullë kryesore, myslimanet nuk janë terrorist, nuk janë radikal. Por në këto protesta nuk protestuan myslimanët e asnjë bashkësi e kombësive të tjera që i përkasin fesë islame në FYROM si: turqit, torbeshët, boshnjakët, romët, sllavomaqedonasit myslimanë. Këta, nuk dolën në protesta për të vënë nderin e myslimanëve në vend nga ofendimet dhe akuzat e pabaza të zyrtarëve shtetëror. Qeveria e Maqedonisë ka deklaruar pak ditë më parë se janë arrestuar radikal islamik dhe kjo akuzë nuk rëndon vetëm mbi shqiptarët mysliman, por mbi të gjithë myslimanët e Maqedonisë. Myslimanët e kombësive të tjera nuk e prishën rehatinë nga këto akuza, përfaqësuesit e tyre politik as nuk dhanë ndonjë deklaratë për të kundërshtuar këtë etiketim për myslimanët në Maqedoni. E pra, dikush u ka thënë që i kemi vetëm me shqiptarët mysliman akuzat për terrorizëm.
Askush sot nuk e merr përgjegjësinë e organizimit të protestave edhe pse organizatorët dihen, ata ishin në ballë të tyre me megafon duke drejtuar me fjali-parrulla turmën e cila sapo kishte dalë nga shtëpia e Zotit, Xhamia.
Shqiptarët protestuan në Shkup, në Tetovë dhe Gostivar me flamur kombëtar dhe me flamur të Arabisë. Nuk e kuptoj se çfarë lidhje ka flamuri shtetëror i Arabisë me shqiptarët, protestën? Disa protestues ulërinin Allahu Ekber dhe fjalë të tjera që shumica e shqiptarëve në Ballkan nuk i dinë kuptimin e këtyre fjalëve arabe. Dikush tha se: “Selamin” e morën ata që duhet ta marrin. Por askush nga qeveritarët nuk mori “Selamin” përveç që ne, shqiptarët e Maqedonisë i treguan Europës se jemi për NATO dhe BE, por me flamurin e Arabisë, pra duam të shkojmë në Europë jo si shqiptar, por si arab. Pra, tashmë një pjesë e shqiptarëve kanë vendosur që në çdo protestë, dasëm, synet, varrimi dhe xhami të valëvitet flamuri i Arabisë dhe jo flamuri shqiptar.
E vetmja protestë e cila kishte kuptimin e plotë se për çfarë protestohet ishe ajo që u mbajt në Kumanovë me flamurin shqiptar dhe të BE. Organizatorët ishin në ballë të saj me në krye axhën Idriz Sinani, kryetar i Forumit Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut. Pra, organizatorët diheshin, ishin në krye për atë se çfarë protestonin paqësisht. Në Kumanovë u protestua qartë dhe qetë, me rregulla njerëzore dhe demokratike ashtu siç e ka zakon shqiptari.
Protestat e fundit nuk u përkrahën nga partitë shqiptare, as nga unionet studentore dhe shoqatat joqeveritare, kjo tregoi qartë se shqiptarët duhen të distancohen nga tubime të tilla që organizohen pas faljes të së Premtes dhe ku nuk tregohet kulturë, por dhunë. Sllavët dhe grekët të mbështetur nga Rusia po i dërgojnë shqiptarët drejtë kurtheve që ua kanë ngritur ndër vite dhe siç po shihet një pjesë e shqiptarëve me britma arabe dhe flamur të Arabisë po shkojnë me dëshirë drejtë këtyre shtigjeve të vdekjes. Jo rastësisht ministria e punëve të brendshme znj.Jankullovska ishte një natë më parë në tv Alsat-M , veprime të koordinuara për nxitje edhe më shumë për të protestuar me dhunë dhe ofendime. Në atë emision ajo i ra të njëjtës daulle që i bien serbët dhe grekët prej shumë vitesh. Ministria e cila gjithnjë hapët ka deklaruar se nuk dëshiron përkthim në gjuhën shqipe, me gjuhën e saj politike nxiti edhe më shumë që shqiptarët të protestojnë të premten si mysliman dhe jo si shqiptar. Nuk ishte rastësi dalja e saj në emisionin e Alsat-M, pasi ishin paralajmëruar protestat, kaq gjë edhe bebet e kopshteve e kuptojnë.
Në protestat e fundit u dëshmua dhunë, ofendime të cilat asnjëherë nuk janë parë në protestat e mëparshme që kanë organizuar shqiptarët në Maqedoni. Është hera e parë që protestuesit shqiptar në Maqedoni gjuajtën me gurë institucionet shtetërore, ofenduan vend e pavend, kjo lloj proteste nuk është vërejtur asnjëherë. Prej 20 vitesh shqiptarët kanë protestuar në Maqedoni për të drejta njerëzore, për universitet në gjuhën shqipe, për ndalimin e vrasjeve enigmatike që kanë ndodhur, të qetë, me kulturë, me parrulla demokratike, dhe gjithnjë në ballë të këtyre protestave kanë qenë burrat e mençur me flamurin shqiptar.
Qartë duket se protestat e së premtes janë nxituar nga qarqet antishqiptare të cilët vrasjen e pesëfishtë duan tua veshin shqiptarëve duke i etiketuar terrorist të Ballkanit. Sllavët financojnë milion euro prej shumë vitesh që islamizmi tradicional shqiptarë të degradohet, të etiketohet si islamizëm që prodhon dhunë, urrejtje dhe terrorizëm.
Shqiptarët e së premtes protestuan sepse islami është quajtur terrorist radikal, por ka disa vite që shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë protestuar kaq masovishtë për vrasjet enigme të ish-komandantëve të UÇK. Shqiptarët nuk kanë protestuar viteve të fundit përse gjuha shqipe nuk përdoret në bazë të MO, shqiptarët nuk kanë protestuar për botimin e librave të shkollave fillore dhe të mesme ku injorohet gjuha, kultura, historia shqiptare, shqiptarët nuk kanë protestuar që me të hollat e tyre investohet në kulturën sllavomaqedonase dhe qytetet ku ata janë shumicë dhe shteti nuk investon në qytetet shqiptare si Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër etj.
Dikush po i manipulon shqiptarët mysliman në Maqedoni, dikush po kërkon që ne të shkojmë drejtë humnerës, drejtë Lindjes Sllave dhe jo drejtë Perëndimit Europian.
Kjo u kuptua edhe nga letra e një grupi të rinjsh shqiptar të cilët reaguan ndaj grupeve dhe individëve që keqpërdorën protestën, duke implikuar flamujt dhe thirrje fetare.

5 commenti:

  1. Mendoj se edhe pse e gabuar, tendenca per te vene ne dukje fene e tyre deri ne ekstrem (perdorimi i flamurit te arabise saudite) vjen nga tendenca e kurdohershme e sllaveve per te asimiluar popullsine shqiptare. Ne mendimin tim ndoshta ke qen e vetmja arsye pse populli shqiptar nuk eshte gllaberuar nga gojet e shqyera te shovinizmit greko-sllav ne shekujt e fundit. Sidoqofte bashkohem me mendimin se sot nuk eshte me e nevojshme te ruajme identitetin nepermjet islamit (apo aq me teper nepermjet flamurit arab) pasi tashme ne Evropen e emancipuar ka vend per te gjithe per sa kohe respekti ndaj etnive, feve dhe grupeve te ndryshme sociale funksionon dhe eshte baze per zhvillim. Shqiptaret e shtetit te ashtuquajtur Maqedoni mjafton te tregojne se jane evropian dhe te protestojne sa here iu shkelen te drejtat. Me tej eshte evropa dhe opinioni i nderkombetareve qe do apo nuk do (sipas interesave politike) do t'i vere ne dukje sllaveve te ktij shteti se nese doni zhvillim pranoni dhe respektoni sic duhet komunitetet me te cilet KENI ZGJEDHUR te bashkejetoni!

    RispondiElimina
  2. Ata nuk jane shqiptare , ata jane terrorista , te infiltruar nga slavogreket per te prishur pamjen e shqiperise!!

    RispondiElimina
  3. te zhduken arabet nga tokat shqiptare!!

    RispondiElimina
  4. te vetmit jane shqiptaret qe duan te shkojn ne europ si te krishter, Allahu xheleshanehu ju udhezoft, AMIN

    RispondiElimina
  5. askund ne bot nuk shkelen te drejtat fetare te atij shteti nese vete udheheqesia e atij shteti i perket asaj feje,nuk e di qka keni, a mos keni frig qe po ju kaplon edhe juve Islami, se ne realitet sa ma shume qe po mundoheni me e injoru fene Islame aq ma shume po perhapet kjo fe e mrekullueshme Islame e cila eshte e pranuar dhe e vetmja te Allahu xheleshanehu, sa i perket flamurit ai flamur eshte flamur fetar e jo kombetar arab, po lu folni aq sa edhe dini, keni frig Allahun xheleshanehu, keni frig diten e gjykimit, keni frig nga zjarri i Xhehenemit nga sytjet e shejtanit te mallkuar dhe nga vetvetja, ALLAHU XHELESHANEHU E DI MA SE MIRI

    RispondiElimina