domenica 10 aprile 2011

Serbia shpërblen ushtarët e vet që terrorizuan Ballkanin.


Ministria e Mbrojtjes e Serbisë do t’u ndajë medalje përkujtimore ushtarëve serbë që kanë marrë pjesë në luftërat e zhvilluara në hapësirat e ish-Jugosllavisë gjatë viteve 90-ta. Këtë e bëri të ditur radio gjermane “Deutche Welle”, sipas të cilës medaljet përkujtimore do t’u ndahen vetëm atyre që kanë shërbyer “me nder dhe profesionalizëm”.

Igor Joviçiq, sekretar shteti në Ministrinë e Mbrojtjes, pas reagimeve shumë të ashpra nga rajoni, shpjegon se këto dekorata do të ndahen vetëm për një periudhë të caktuar. “Me medalje mund të dekorohet çdo ushtar i Ushtrisë Serbe, i cili ka marrë pjesë në luftë në periudhën prej 26 qershorit 1991 deri më 19 maj 1992, prej 23 marsit 1998 deri me 26 qershor 1999 si dhe në periudhën 23 mars 2001 deri më 30 qershor 2001. Dekoratat mund t’u jepen ushtarëve të cilët nuk kanë qenë nën hetime dhe nuk janë akuzuar prej ndonjë gjykate në vend apo jashtë vendit”, ka thënë ai.

Gjatë këtyre periudhave për të cilat flet Joviçiq janë zhvilluar gati të gjitha aksionet e rëndësishme gjatë luftës në Kroaci. Ushtarët e Serbisë mund të marrin mirënjohje edhe për pjesëmarrje në luftën e Bosnjë-Hercegovinës, deri në tërheqjen e Armatës Popullore të Jugosllavisë, si dhe për pjesëmarrje në luftën e Kosovës dhe në Luginën e Preshevës. “Dekoratat mund t’u ndahen ushtarëve që kanë marrë pjesë në luftë në territorin e RSFJ-së, RFJ dhe Serbisë. Me medalje mund të dekorohet çdo ushtar i Ushtrisë Serbe”, ka thënë Joviçiq.

Nessun commento:

Posta un commento